Ç’thotë numerologjia për vitin 2023?

137
Sigal

Eshtë koha për të deshifruar 2023-shin përmes numerologjisë sepse nëse nuk e dinit edhe vitet kanë numrat e tyre përkatës. Të kuptoni përmes numerologjisë vitin e ri, do t’ju ndihmojë të manifestoni objektivat tuaja më mirë.

Si ta zbulojmë cili është numri i këtij viti?

2023= 2+0+2+3=7.

Kaq thjesht mësuat që numri 7 përfaqëson numerologjinë e 2023-shit, por çdo të thotë kjo? Ç’lloj energjie vjen me këtë numër?!

Fjalët kyçe janë: Analitik, besim, intuitë, llogjik, filantropi, vetë-reflektim, spiritualizëm. Ky vit sipas kësaj shkence do të sjellë përpjekje për të riformuar praktikat shpirtërore. Çfarë mund të bëni ju është të ktheheni tek qënia juaj dhe të vini qëllime përsa i përket zhvillimit personal. Përpiquni të mos mendoni më shumë nga ç’duhet këtë vit: bëni kujdes sepse numri 7 mund të manifestohet edhe si energji e cinizmit.

2023-shi është vit në të cilin duhet të zhvilloni dhe dëgjoni më shumë zërin tuaj intuitiv. Të ndihmoni të tjerët gjithashtu, por mbi të gjitha të zbërtheni dhe çlironi veten.