COVID-19/ SHBA gati të testojë vaksinën e parë

468
Sigal

SHBA do të fillojë testimet e para tek njerëz vullnetarë të një vaksine për të luftuar koronavirusin.

Një grup prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm kanë marrë pjesë në objektin kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.

Vaksina nuk mund të shkaktojë Covid-19 por përmban një kod gjenetik të padëmshëm të kopjuar nga virusi që shkakton sëmundjen.

Ekspertët thonë se do të duhet akoma shumë muaj për të ditur nëse kjo vaksinë, apo të tjerët gjithashtu në hulumtime, do të funksionojnë.