Çfarë dimë deri tani për vetëflijimin e nënës dhe dy vajzave, Dëshmitare të Jehovait

339
Sigal

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të treja kanë qenë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, sekt i cili beson dhe predikon ringjalljen pas vdekjes.

Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes. Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.

Çfarë dimë deri tani për këtë ngjarje?

Vëllai i viktimës ka njoftuar policinë në 2 korrik pasi prej 3 ditësh nuk kishte kontakt me motrën dhe me dy mbesat. Për Anisën, daja i saj ka deklaruar se kishte disa muaj që se kishte takuar.

Zjarrfikësja së bashku me oficerët e policisë kanë shkuar në banesë dhe pasi nuk kanë mundur të hyjnë nga dera, kanë përdorur dritaren e tualetit për të hyrë.

Policia ka gjetur të parin trupin e Zhanëtës, të vdekur. Më pas është gjetur Blerta në gjendje të rëndë shëndetësore, së cilës i është dhënë ndihma e parë. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Në një dhomë tjetër, është gjetur e mbulur me batanije dhe jorgan, vajza tjetër, Anisa, pa shenja jetë. Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.Paraprakisht eksperti mjeko-ligjor ka thënë se viktimat mund të jetë vetëflijuar. Po ashtu, mendohet se Zhaneta dhe Blerta nuk janë ushqyer ditët e fundit.

Në shtëpi policia ka gjetur material fetare, ndërsa fqinjët kanë deklaruar se nëna dhe 2 vajzat ishin Dëshmitare të Jehovait.

Disa vite më parë, kishte humbur jetën dhe kryefamiljari, edhe ai Dëshmitar i Jehovait.