Ditmir Bushati bën transparente pikat e marrëveshjes me homologun Kotzias

648
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati përmes një interpelance të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes nga një grup studentësh të ekselencës ka sqaruar njëherë e mirë deklaratat se Shqipëria do t’i falë Greqisë 12 milje det. Përpara studentëve, ai tha se Shqipëria do arrijë me çdo kusht një marrëveshje shumë herë më të mirë se ajo e 2009-ës me Greqinë. “Deklaratat që do i falim Greqisë 12 milje, apo shitje të zonave naftëmbajtëse është thjesht një shpifje dhe koha do ta vërtetojë. Ne shpresojmë që në një kohë jo të largët do kemi këtë marrëveshje të re, disa herë më të vlefshme se e para”,- tha ai. Më tej, ministri Bushati u ndal të sqarojë tre piketa të rëndësishme mbi të cilën, siç tha, mbështetet marrëveshja. Pika e dytë e kontaktit tonë është e drejta ndërkombëtare. Së treti, kemi legjislacion të brendshëm ku dy palët ulen në negociata e marrin për bazë edhe legjislacionin e brendshëm. Gjetja e një zgjidhjeje të arsyeshme do të jetë në interes të dy palëve. E për këtë kemi marrë tre lloj të ndryshme ekspertizash që kolauduan, se çdo marrëveshje e re do të duhet dhe do të jetë më e mirë se ajo e arritur në 2009, për shkak të gabimeve trashanike që bëri qeveria Berisha. Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009. Nga ana tjetër Greqia do lidhë një marrëveshje që të mund ta zbatojë në praktikë”,- sqaroi ministri. Dialogu me Greqinë dhe marrëveshjet e pritshme. Për sa i takon çështjes çame Bushati u përgjigj: “Është shumë e vërtetë që BE për raste të tilla, sa i takon integrimit, merr vendime unanime. Nevojitet një konsensus për vendimin për negociatat për anëtarësimin e një vendi në BE. Nuk e kemi ndjere veten të kërcënuar në këto bisedime që zhvillohen prej vitesh, pasi ne besojmë se nuk është në interesin strategjik të Greqisë që të përdorë një politikë bllokuese ndaj Shqipërisë, sikundër në interesin tonë strategjik është që Greqia të jetë një prej mbështetësve tanë kryesore në rrugën e anëtarësimit në BE. Greqia është vendi ku u mbajt Samiti i Selanikut në 2003, ku u hartuan instrumente të rëndësishëm për procesin e zgjerimit apo liberalizimit të vizave. Edhe gjatë presidencës së BE, Greqia ka dhënë mbështetje për Shqipërinë. Ne kemi rënë dakord me palën greke për të diskutuar më në detaje çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit”, u shpreh ministri Bushati.
Sigal