Bllokimi i 12 akseve nga opozita, policia masa për qarkullimin

556
Sigal

Përshkallëzimi i protestave të opozitës, me paralajmërimin për bllokim të akseve kryesore ka detyruar policinë të marrë masat për devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Gjatë protestës policia rrugore do të jetë në nyjet më të rëndësishme të çdo qyteti. Ndërsa në akset ku pritet që të grumbullohen protestues përveç policisë rrugore do të jetë edhe ajo e rendit që do të filmojë dhe identifikojë protestuesit pasi bllokimi i rrugës përbën një vepër penale. Sipas nenit 293 të kodit penal kjo vepër dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Protestat e njëpasnjëshme të opozitës e kanë detyruar Policinë e Shtetit që të mbajë në gatishmëri një numër punonjësish policie për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë, pasi nuk përjashtohet mundësia e devijimit të protestës drejt kryeministrisë, parlamentit apo ministrisë së brendshme.