Stringa: Aminstia fiskale, legalizim për lavatriçen e parave të pista

127

Amnistia fiskale do të bëjë që qytetarët do të mund të ‘pastrojnë’ deri në 2 milionë euro duke paguar vetëm 15- 20% të kësaj shume ndaj qeverisë. Por kjo është një tarifë krejt modeste.

Sigal

 

Problematika e pastrimit të parave të pisëta është një ndër temat kryesore për të cilat Bashkimi Europian, unioni ku synojmë të bëjmë pjesë, kritikon Shqipërinë vazhdimisht. Por duket se shefin e qeverisë nuk e shqetëson kjo pasi sot do të zhvillojë edhe një mbledhje me ambasadorët e shteteve europiane në Tiranë ku do të diskutojë pikërisht për të mirat që i sjell kjo gjë vendit. Nuk dihet ende se sa nga ambasadorët do të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Kryeministri, por ajo që dihet janë dëmet që shkakton amnistia fiskale te biznesmenët e ndershëm në vend. Amnistia fiskale do të bëjë që qytetarët do të mund të ‘pastrojnë’ deri në 2 milionë euro duke paguar vetëm 15- 20% të kësaj shume ndaj qeverisë. Por kjo është një tarifë krejt modeste nga ajo që duhet të paguajnë biznesmenët e tjerë, të cilët e kanë krijuar pasurinë e tyre nga burime të deklaruara. Ata duhet të paguajne 20% TVSH, duhet të paguajnë përqindje tjetër për sigurimet shoqërore dhe sociale, tatimet. Pra ky është një diskriminim i pastër i biznesmenëve të ndershëm. Një marrëzi e ka quajtur amnistinë fiskale edhe eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa.

 Biznesmenët e tjerë, të cilët e kanë krijuar pasurinë e tyre nga burime të deklaruara duhet të paguajnw 20% TVSH, duhet të paguajnë përqindje tjetër për sigurimet shoqërore dhe sociale, tatimet. Pra ky është një diskriminim i pastër i biznesmenëve të ndershëm.

Qëllimi i vërtetë i amnistisë është legalizimi i parave të korrupsionit dhe drogës, që t‘i shpëtojnë drejtësisë. Kostoja e të ndershmit është më e lartë se e të pandershmit. Do falet një krim që është kryer në një shtet të huaj, pronarët e milionave, por nuk thuhet për përgjegjësinë e kontabilistëve të licencuar që kanë firmosur bilancet!”- do të deklaronte Stringa për Telegraf pak muaj më parë. Ndërsa më tej Stringa do të ngrinte alarmin duke thënë se 2 milionë euro është në fakt një shifër fiktive pasi në Shqipëri ka të ashtuquajtur oligarkë që punojnë edhe me 25 NIPT-e. Një tjetër problem shqetësues është pastrimi i parave të drogës në Shqipëri përmes këtij ligji, pasi shteti shqiptar është i paaftë për të vërtetuar burimin e një pasurie të tillë. Ndërsa një tjetër paralele me kriminelët që duan të pastrojnë paratë heq Stringa duke deklaruar: “Politikanët shqiptarë kanë kuptuar se tani po shtrëngohet rripi dhe duan të legalizojnë çdo gjë që kanë bërë në mënyrë që më askush nesër të mos i kapë pasi këto para do jenë të pastruara me ligj.”