‘Blindohet’ Elbasani/ Kontrolle blic nëpër lagje, shoqërohen disa persona

206
Sigal

Qyteti i Elbasanit është blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta të policisë.

Raportohet se kontrolle të befasishme janë duke u kryer në të gjithë Elbasanin.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar edhe disa persona, të cilët janë të skeduar nga ana e policisë.

Operacioni është akoma në vazhdim. Në operacion marrin pjesë efektivë të policisë së Krimeve të Rënda, si dhe policë të “Shqiponjave”.

Ata lëvizin me automjete civile dhe me dy fouristrada të policisë.