Kryeministri shqetësohet nga kollitja e mjekut, Kalo ironizon Ramën: E kam nga uji i pastër i Lanës!

377
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish live në një mbledhje online me komitetin teknit të epidemisë, ku të pranishëm ishin një sërë mjekësh.

E teksa gjithkush fliste me radhë në mbledhjen virtuale, mjeku Tritan Kalo është kollitur disa herë. Kjo ka shqetësuar kryeministrin, i cili e ka pyetur mjekun a është mirë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Profesor Tritani si je? Të shoh pak me kollë.

Tritan Kalo: Është nga uji i pastër i Lanës, prandaj e kam kollën.