Bie zjarr në katin e gjashtë të një ndërtese në “Astir”, policia jep detajet e para të ngjarjes

100

olicia e Tiranës njofton se në katin e gjashtë të një pallati në “Astir” ka rënë zjarr.

Uniformat blu të kryeqytetit shprehen se zjarri ra sonte rreth orës 19:55 minuta, në një banesë ku nuk jeton askush prej muajsh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.