Napoli-Inter: Gattuso i beson Hysajt, Conte zgjedh Erikssen në mbështetje dyshes së fortë

316
Sigal

Janë zbuluar formacionet zyrtare të Napoli-Inter, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.

Trajneri Gattuso ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Elseid Hysajt, i cili ka fiutuar balotazhin me Mario Rui-n. Në sulm do të jetë treshja Politano-Mertens-Insigne.

Për sa i takon Inter-it, trajneri Conte ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë danezit Eriksen, i cili do të mbështesë dyshen Lukaku-Martinezs.

Formacionet zyrtare/ Napoli (4-3-3) – Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne

Inter (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro.