Bie në pranga 42 vjeçari shqiptar, ja çfarë i sekuestroi policia

Polici italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, 42 vjeç, pasi dyshohej se kishte ndaluar në mes të parkut Otavi me qëllim shitjen e drogës.

Pas denoncimeve të qytetarëve policia e Reggio Emilias ushtroi një kontroll në park për të evidentuar ndonjë rast të tregtimit të drogës.

Sigal

Policia vuri re se rreth orës 17.30 një “Peugeot 208” ndaloi afër parkut dhe u afrua tek një burrë, që drejtoi krahun Brenda makinës dhe i dha shoferit diçka.

Policia menjëherë ndërhyri dhe bllokoi të dy personat. Shoferi, një 52-vjeçar banor i Reggio Emilia, iu gjetën në dispozicion tre doza kokainë (dy nga dy gram dhe një nga një gram), që sapo kishte marrë nga shqiptari 42-vjeçar.

Ky i fundit kishte 3 doza kokainë, që peshonin një gram secila, dy telefona celularë dhe 870 euro para cash, 250 prej të cilave sapo i mori nga klienti Italian.

Policia më pas u zhvendos në shtëpinë e 42-vjeçarit ku gjeti dhe sekuestroi 10 doza kokainë, që peshonin 13 gram dhe disa material paketimi.

Droga dhe materialet u sekuestruan dhe 42-vjeçari u arrestua. Sot ai do të paraqitet para Gjykatës së Reggio Emilia për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij.pranga