Berisha: Pse Hajduti me çizme deklaron se nuk na duhen standartet e BE për prokurimet në fondet e donacioneve për tërmetin?

421
Sigal

Përmes një postimi në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Rama sipas të cilët ‘Standardet e prokurorimit të BE nuk i duam’, shkruan ndër të tjera se arsyeja ‘është një dhe vetëm një’, ‘ato ngushtojnë hapësirat për vjedhjen e fondeve nga Edvin Hajduti dhe Arben Vjedhësi’

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Standartet e prokurimit te BE nuk i duam”, deklaron Rama para ambasadoreve!

Miq, sot ne nje takim me ambasadoret e vendeve donatore Edvin Kristaq Hajduti sulmoi standartet europiane te prokurimit.

Me te drejte çdo njeri pyet pse dhe si ka mundesi kjo?

Pse Hajduti me çizme deklaron se nuk na duhen standartet e BE per prokurimet ne fondet e donacioneve per termetin?

Arsye eshte nje dhe vetem nje!

Ato ngushtojne hapesirat per vjedhjen e fondeve nga Edvin Hajduti dhe Arben Vjedhesi.

Per ta kuptuar me qarte po ilustrojme ketu me nje nje shembull te vetem prokurimin me standartet e BE dhe prokurimin me standartet e Edvinit.

Ndertimi i 1 km autostrade ne Bypasin e Fierit ndertohet me standarte europiane me 2.1 milion euro!

Ndertimi (zgjerimi) i 1 km autostrade ne Balldre, ndertohet me standartet e Edvin Hajdutit, me 24 milion euro!’