Berisha njofton ‘Foltoren’ e radhës: Më 22 janar do të takoj demokratët e Mirditës

191
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që tu rikthehet foltoreve.

Ndërkohë që ka deklaruar se po bëhet gati për shpallur kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit, Berisha duket se nuk po e ndal aksionin politik.

Në një postim në Facebook, Berisha bën me dije se më 22 janar, të shtunën, në orën 11:00 do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës. Këtë herë do të takohet me demokratët e Mirditës, në pallatin e Kulturës në Rrëshen.

“Njoftim! Diten e shtune me 22 janar ne ora 11:00 ne Pallatin e Kultures te Rreshenit mbahet Foltore me qytetaret e Mirdites! Bashkë sjellim shpresen dhe fitojme! Ftohen te gjithe te marrin pjese! Sb”- shkruan Berisha.