Riatdhesohen 1761 emigrantë, me qëndrim të paligjshëm në Greqi

528
Gjatë një operacioni për luftimin e emigracionit të paligjshëm, autoritetet greke kanë riatdhesuar mbi 2 mijë emigrantë të paligjshëm. Nga këta pjesa më e madhe janë shqiptarë. Bëhet fjalë ekzaktësisht për 1 761 shqiptarë të kthyer në atdhe gjatë muajit tetor, raportojnë mediet greke.
Emigrantët e kthyer janë persona me qëndrim të paligjshëm në Greqi. Riatdhesimi i tyre është bërë në mënyrë vullnetare dhe të detyruar. Përveç kthimit të 1 761 shqiptarëve, Greqia ka kthyer dhe 90 pakistanezë, 36 gjeorgjianë, 28 bullgarë, 15 irakenë, 13 turq, 12 indianë dhe 10 persona nga Afganistani.
Sigal