Greqi, merr karton të kuq, trajneri kërcënon me pistoletë shqiptarin

493
Një incident i çuditshëm ka ndodhur në stadiumin e ishullit të Lesbos gjatë një ndeshjeje për kampionati amator të futbollit. Si protagonist është trajneri i ekipit, i cili u inatos me një lojtar shqiptar pasi mori karton të kuq. Trajneri edhe pse ekipi i tij po fitonte kërcënoi lojtarin shqiptar me pistoletë. Veprimi i tij është konsideruar shprehje raciste dhe është dënuar dhe nga lojtarët e ekipit. Lojtarët kanë ç’armatosur trajnerin dhe më pas e kanë larguar atë nga stoli. 
Sigal