“Bashkohen” Rama, Meta dhe Berisha, Fitorja e Shqipërisë ndaj Moldavisë i bashkon mes urimesh

377
Sigal

Urime djemve tanë kuqezi për fitoren e bukur dhe të merituar“, “Urime Shqipëri“, dhe “Një urim të përzemërt kombëtares për lojën e bukur dhe fitoren e merituar. Urime golshënuesve Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, kapitenit, trajnerit dhe të gjithë ekipit“.

Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha, si “rrallë i kemi parë bashkë të tre në një mëndje“, mesa duket sporti i ka bashkuar tre politikanët kryesorë të Shqipërisë. Atmosfera e fitores së Shqipërisë ndaj Moldavisë u ndje edhe në rrjetet e tyre sociale ku urimet i bashkuan.

Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë ishte i pari që përmes kësaj foto ndau urimet për fitoren e Shqipërisë. “Urime djemve tanë kuqezi për fitoren e bukur dhe të merituar” – shkruajti Ilir Meta

Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste zgjodhi këtë foto për të ndarë urimet e fitores së Shqipërisë. “Urime Shqipëri” shkruajti Edi Rama.

Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ishte i treti që ndau urimin me shënimin: “Një urim të përzemërt kombëtares për lojën e bukur dhe fitoren e merituar. Urime golshënuesve Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, kapitenit, trajnerit dhe të gjithë ekipit

Më herët, Shqipëria fitoi në ndeshjen ndaj Moldavisë me rezultatin 2:0. Fitorja e Shqipërisë solli në atmosferë gëzimi në mbarë shqiptarinë për ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian Euro 2024, ku falë kësaj fitore ngjitemi në vendin e 3të në Grupin E ku bën pjesë Shqipëria.