Fundjava rrit fluksin e qytetarëve të Kosovës drejt vendit tonë

102
Sigal

Qytetarët e Kosovës, tashmë kanë nisur pushimet verore duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre në vendin tonë. E diela nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në Morinë. Pjesa më e madhe e tyre për pushime ditore dhe të gjata.

Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit të këtij viti po zbatohet proçedura e kalimit pa kontrolle në kufi sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar.

Burimet e policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë kësaj fundjavë më shume se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.