Banesën e transformoi në ‘shtëpi bari’, arrestohet 50-vjeçari në Mat

120
Sigal

Një 50-vjeçar me iniciale I.L., ka rënë në pranga pasi iu gjetën në banesë një sasi kanabis prej tre kilogramësh.

Policia gjeti në banesën e tij, bimë narkotike në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Autumn”.

Si rezultat, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë.