Reagim epik/ Nafta 290 lekë për litër, shoferët fikin automjetet në mes të rrugës, sensibilizohen me protestuesit (VIDEO)

140
Sigal

Për gati më shumë se 2 orë qytetarët e thirrur nga shoqëria civile kanë protestuar përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës.

Detaji që ra në sy nga të gjithë ishte fakti që shumë kryefamiljarë kishin dalë në protestë së bashku me familjen dhe fëmijët pasi siç thonë ata është e papërballueshme jetesa me këto çmime në stratosferë.

Më pas qytetarët u zhvendosën tek “ura e Lanës” ku protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve ndërsa për herë të parë shoferët u sensibilizuan pasi të gjithë fikën makinat duke paralizuar lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit. Në vendin tonë çmimi i naftës preku kulmin, 290 lekë për litër, ndërsa protestuesit i kanë kërkuar qeverisë që të vendosë një çmim tavan ose të heqë akcizën dhe TVSH-në, siç kanë vepruar shumë shtetet të tjera të Bashkimit Europian.

Momenti kur shoferët fikin automjetet në mes të rrugës dhe sensibilizohen me protestuesit: