Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura në fshatin e Korçës

582
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Polenë të Korçës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura e fshatit.
Policia njofton se është aksidentuar rëndë një 40 vjeçar me inicialet R.B. Aktualisht ai është dërguar në spitalin e qytetit ku dhe po merr ndihmën mjekësore.
40 vjeçari ka humbur kontrollin e makinës të tipit Nissan me targa AA 025 GR dhe ka përfunduar poshtë urës. Hetimet kanë nisur por ende nuk dihet gjëndja shëndetësore e 40 vjeçarit
Sigal