Dhunoi gruan dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 44-vjeçari në Fier

31
Sigal

Një 44-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se 44-vjeçari, ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.”, njofton policia.