U denoncua i zhdukur, gjendet i mbytur 13-vjeçari në Dibër

75
Sigal

Një 13-vjeçar i cili u denoncua i zhdukur mbrëmjen e së mërkurës (24 maj) nga vëllai i tij, është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër.

I mitur me iniciale E. S., u gjet pas rreth dy orësh kërkime në liqen dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbrëmjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.