Shumë detaje se çfarë ndodhi në Gusht të 2023 kur në sistemin TIMS u ndërhy nuk do të mësohen kurrë. E megjithatë pasojat vijojnë të ndihen duke lënë në qiell të hapur të dhënat e qytetarëve dhe sigurinë e tyre.Gazetari Ferdinand Dervishi duke folur për abuzimet te AKSHI, e vetëm informacioni i TIMS-it po të dalë në shitje mund të blihet 20 milionë euro nga një shtet armik, apo grup i strukturuar kriminal. “Problemi më i madh është me atë çfarë është vjedhur deri tani nga infromacioni, çfarë ka rënë deri tani në duart e krimit të organizuar. Në Shqipëri s’ka sekrete, dalin të gjitha gjërat dhe falsifikohet gjithçka, këtë dëm s’e llogaris dot.Mua më kanë thënë ekspertë që vetëm informacioni i TIMS-it të dali dhe të shitet ashtu siç është bën një dorë 20 milionë euro, vetëm për ta poseduar atë një shtet armik, apo një grup i strukturuar kriminal”.






















