Forumi Diplomatik Shqiptar në UMSH mirëpret Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Élisabeth Barsacq

163
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Élisabeth Barsacq
Sigal

Forumi Diplomatik Shqiptar në Universitetin Mesdhetar ka vijuar me mirëpritjen e Ambasadores së Francës në Shqipëri, Élisabeth Barsacq. Nën kujdesin e Prof. Ass.Dr Arben Cici, Drejtues i Forumit Diplomatik Shqiptar, studentët patën mundësinë të ndërveprojnë  me gjykime lidhur me çështjet diplomatike që prekin Shqipërinë dhe në një spektër më të gjerë, Bashkimin Europian, ku aspirojmë të bëhemi pjesë.

I konceptuar si një tryezë debati, ky forum ngjalli dëshirën për diskutime pas leksionit të hapur të Ambasadores së Francës, lidhur me pikëpamjet mbi Francën dhe rolin e saj të rëndësishëm në gjirin e Bashkimit Evropian. Ajo shpjegoi se si shtetet që bëjnë pjesë në këtë Union ndajnë një të përbashkët të madhe, sovranitetin.

Barsacq gjatë leksionit të hapur përmendi se si Bashkimi Evropian përbën një partneritet unik politik dhe ekonomik mes shteteve demokratike evropiane që synojnë prosperitetin në një botë më të sigurt .

Nuk u la pa u përmendur edhe rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë në procesin e reformës që synon integrimin dhe mbështetja e Francës , veçanërisht në plotësimin e kushteve të nevojshme deri në antarësimin e plotë.

Mes diskutimeve konstruktive, shtrimit të pikëpamjeve akademike dhe pikëpyetjeve të studentëve u përmbyll dhe një tjetër aktivitet që pason mësimdhënien dhe interaktivitetin në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.