Floida Kërpaçi uron Fiter Bajramin: Pas një kohe të gjatë vështirësh, kemi nevojë për më shumë solidaritet e mbështetje

202
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka përcjellë një urim për festën e Fiter Bajramit për gjithë besimtarët myslimanë.

Kërpaçi uron që ky të jetë një vit paqeje, harmonie dhe mbarësinë në familjet shqiptare.

Ajo thotë se pas një kohë të gjatë vështirësish, si me tërmetin dhe pandeminë, është e nevojshme për më shumë solidaritet e mbështetje.

STATUSI NGA FLOIDA KËRPAÇI

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarët mysliman!

Qoftë një vit i paqes, harmonisë dhe mbarësisë në familjet tuaja! Pas një kohe të gjatë vështirësish, të ndikuara edhe prej pandemisë e tërmetit, kemi nevojë për më shumë solidaritet dhe mbështetje mes njëri-tjetrit.