Arsyet psikologjike që i shtyjnë meshkujt drejt tradhtisë

1285
“Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar?!”
Pse burrat janë jobesnikë dhe tradhtojnë, madje edhe atëherë kur i kanë gratë tejet atraktive? Secili mashkull ka dëshirë të mendojë për veten si për një gjuetar të vetmuar të cilit femrat nuk mund t`i bëjnë ballë. Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kalojë vetëm me një femër, e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. E gjitha ajo që mund të bëjnë gratë si masë parandaluese e tradhtisë është: Të jenë të kujdesshme. Që nga fillimi i lidhjes duhet qartë t’ia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj. Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka. Meshkujt që vendosin të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë këtë për disa arsye.

Monotonia
Jo vetëm femrave, por edhe meshkujve u mërzitet jeta shtëpiake, ku dita kalon në po të njëjtat stade. Jeta në çift ka nevojë për varietet. Nëse ai mërzitet do kërkojë të dalë me dikë për t’u shkëputur nga monotonia. Jeta e tij fillon të ndryshojë. Psikologët japin disa arsye për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në radhë të parë kujdeset për fëmijët.

Kureshtja
Arsye tjetër është kureshtja. Pothuajse s`ka në botë mashkull që nuk pyet veten: “Si do të ishte të gjendej në shtrat me ndonjë tjetër femër?”. Shumë nga ata meshkuj që i bëjnë vetes këtë pyetje, arrijnë të gjejnë zgjidhjen. E nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në “lugë” papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.

Biseda në shoqëri
Arsye tjetër që mund ta shtyjë një mashkull ta mashtrojë partneren e tij është edhe vetë biseda në shoqëri. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e veta! Se si kanë pasur shumë femra në jetën e tyre. Dhe në vend që të ndiheni të lumtur me partneren tuaj, kërkoni më shumë. Natyrisht nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të “provohet” diçka e re.

Shtimi i vetëbesimit në lidhje të fshehtë
Jeni martuar apo keni një partnere që ju do. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Nevojitet kohë dhe mjeshtri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe të vetëbesimit. Por për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar, që për fat të keq shumë meshkuj me vetëbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhtojnë aq lehtë, vetëm e vetëm për t`iu dëshmuar në radhë të parë vetes dhe shoqërisë.

Frika se meriton më shumë
As nuk keni ide se sa frikësohet një mashkull nga lidhja me një femër! Madje edhe nëse është në martesë. Femra e tij, gruaja është njëkohësisht edhe krenaria e mashkullit. Edhe pse dëshiron ta ketë vetëm për vete, ekziston dëshira që ajo të jetë më e mira, më e mençura. Mashkulli nuk frikësohet nga obligimet. frika e tij bazohet në mendimin se: “Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar?”
Tradhtia dhe dobësitë e mashkullit
Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dashurohen në femra, të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes, xhentilesë dhe butësi, marrëdhënie të kënaqshme seksuale dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive. Nuk është për t`u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni nga pak xhelozinë e tij, por mos e teproni! Mashkulli thjesht adhuron që të jetë me gruan të cilën të gjithë e dëshirojnë, po që është vetëm e tij! Me gjithë këtë merreni me rezerva këtë opsion, sepse te shumë meshkuj mjafton të lindë dyshimi dhe jeta e juaj me të shndërrohet në tmerr! Studioni mirë sjelljet e tij, sidomos kur ato janë të dyshimta dhe dobësitë e mashkullit, sepse ai mashtron. Nëse do të njihni disa nga mënyrat se si mashtrojnë meshkujt, do të keni në dorën tuaj një armë të fuqishme për ta penguar të dashurin tuaj që të hyjë ujërave të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër tjetër.

Frika e tij në kontaktet e para
Frika kryesore e mashkullit është se nuk do të jetë shumë i aftë dhe nga kjo pastaj vijnë të gjitha frikërat. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë kjo frikë humb ngaqë kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësisë të tij. Në qoftë se ai është edhe më tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyesni veten – mos është problemi te ju? Ndoshta e vlerësoni ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju. Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund të arrijë atë që do. Në qoftë se doni të keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Nëse marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira, mos e fajësoni as atë e as veten, duke menduar se nuk keni qenë të mirë ose të bukur. Analizoni jetën tuaj seksuale. Kini kujdes kur ai dëshiron të bëjë dashuri, natën ose ditën, në dhomën e fjetjes apo në ndonjë ambient tjetër. Dhe provoni në momentin kur ai është më i disponuar.

Mirëkuptimi në jetën në çift
Meshkujt frikësohen se gjatë lidhjeve nuk do të realizojnë intimitet dhe mirëkuptim për jetë të kënaqshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndien këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni hapur për seks. Ju mund të bisedoni për ndjenjat, synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj, por vetëm për marrëdhëniet seksuale s’mundeni. Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngaqë meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por pas heshtjes së tij mund të fshihet frika se dëshirat e tij seksuale ju duken të pahijshme. Gjatë aktit seksual ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pas dore: nëse vazhdimisht është i kujdesshëm, e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin.
Sigal