Ngriti Italinë në këmbë pasi u arratis nga burgu, asnjë gjurmë nga Edison Pula: Kemi nevojë për përforcime

69
Sigal

Asnjë gjurmë nga Edison Pula, i cili u arratis nga burgu i Trevisos më 9 qershor, rreth orës 5 të mëngjesit.

Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë me një sharrë dhe zbritën poshtë me çarçafë. Por “ëndrra” e dy shqiptarëve të tjerë zgjati shumë pak, pasi u kapën menjëherë.

Ndërsa “mjeshtri i arratisjeve”, Edison Pula arriti të kapërcente murin dhe të zhdukej pa lënë gjurmë.

Alberto Quagliotto, drejtori i burgut,  dëshiron të ketë një panoramë të qartë se si ka ndodhur  i gjithë plani dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të brendshëm për të sqaruar  disa aspekte të historisë që duken të mbuluara me mister.

Si mundi Pula të merrte sharrën me të cilën preu hekurat?

A ishte në gjendje krimineli të mbështetej në një rrjet brenda burgut? Noshta po.

Ka dyshime të forta se 27-vjeçari, tashmë i kërkuar nga të gjitha forcat e policisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka përdorur një ose më shumë bashkëpunëtorë që do ta kishin shoqëruar me makinë larg Trevisos dhe ndoshta nga Italia.  Nga ana tjetër, Quagliotto ka nisur një apel për administratën e burgut që të mund të ketë përforcime  (stafi është 18% më i ulët se sa duhet), pikërisht për të parandaluar atë që Edisoni arriti të bënte, të arratisej.

“Asnjë nënvlerësim i të burgosurit të rrezikshëm shqiptar Edison Pula, 27 vjeç, i arratisur nga burgu Treviso (dy të tjerë u gjetën falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së burgjeve). Krimi shqiptar ka qenë prej kohësh aleat në veri me “Ndrangheta” dhe klanet mafioze për të menaxhuar trafikun e drogës dhe prostitucionit dhe ka treguar një “hap cilësor” dhe egërsi duke ngjitur komandën mbi territore”.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i S.PP. – Sindikata e Policisë Penitenciare – Aldo Di Giacomo, për të cilin “pyetjet që duhen bërë në këto orë kanë të bëjnë me atë se kush mundi të ndihmonte kriminelin shqiptar tashmë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar për t’u fshehur. Në një qytet të vogël si Treviso, të paktën teorikisht, kërkimi duhet të jetë më i lehtë.”

Të dhënat e siguruara nga Departamenti i Administratës së Burgjeve vërtetojnë, në periudhën dyvjeçare 2019-2020, praninë e pak më pak se 2 mijë të paraburgosurve shqiptarë (2402 në 2019, 1956 në 2020) me një incidencë prej 4% në numrin total të subjekte të kufizuara dhe 12% vetëm për të huajt.

“Dhe pikërisht në burg – vijon Di Giacomo – ndërtohen lidhjet mes klaneve dhe rekrutimi i filialeve të reja si dhe mbajtja gjithmonë e gjallë e lidhjeve, sidomos telefonike, me territoret”.