Këshilla për joshjen e meshkujve nëpërmjet psikologjisë mashkullore

758
Meshkujt dhe femrat kanë metoda krejtësisht të ndryshme sa i përket qasjes në takimet dhe lidhjet dashurisë, andaj, nëse dëshironi që mashkulli që ju pëlqen t’ju ndjekë, ndiqni këshillat që ua kemi sjellë më poshtë, bazuar në psikologjinë mashkullore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Mos e ndiqni ju atë
Hapi i parë: mos e ndiqni ju atë. Ai nuk mund t’ju ndjekë ju nëse nuk ia ofroni hapësirën e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Një këshillë e vogël: meshkujt kanë dëshirë që ata të jenë personat që ndjekin, pra, të mos ndiqen. Andaj, kini pak durim!

2. Gjejeni lumturinë e brendshme
Kur jeni e lumtur me veten, të gjithë përreth e kuptojnë një gjë të tillë. E kjo vlen sidomos për meshkujt, të cilët, në përgjithësi, nuk mund t’iu rezistojnë femrave që duken të lumtura dhe të buzëqeshura. Andaj, ndiqni ëndrrat dhe pasionet që ju kanë pëlqyer gjithmonë dhe kësisoj do të reflektoni lumturi e bukuri.

3. Kushtojini më shumë rëndësi pamjes së jashtme
Nuk keni nevojë të jeni supermodele, thjesht bëjeni më të mirën për t’u dukur sa më bukur. Vishuni në atë mënyrë që të dukeni dhe të ndjeheni tërheqëse. Kaloni më shumë kohë para pasqyrës duke aplikuar grimin dhe duke rregulluar flokët.

4. Flirtoni me të
Flirti bën që personi tek i cili jeni e interesuar ta marrë mesazhin që i pëlqeni, mirëpo duhet ta bëni në atë mënyrë që ai ta kuptojë që nuk e keni ndërmend të shkoni shumë larg! Kësisoj, topi mbetet te ai dhe pas këtij veprimi tuaj ai mund t’i bëjë dy gjëra: ose të flirtojë me ju dhe t’ju tregojë që është edhe ai i interesuar ose të mos shfaqë interesim. Edhe nëse del të jetë e dyta, më mirë është ta kuptoni me kohë. 

5. Lëreni ta kuptojë që ka konkurrencë
Një mashkull nuk duhet ta dijë që është mashkulli i vetëm në jetën tuaj (Natyrisht, përveç nëse jeni në një lidhje dashurie). Andaj, mos i shkëputni kontaktet me meshkujt tjerë me të cilët bisedoni, pasi kur një mashkull e ndjen konkurrencën, ai bën më shumë.

6. Shpërfaqeni vetëbesimin
Vetëbesimi është tërheqës dhe sidomos meshkujt e vlerësojnë një gjë të tillë shumë. Andaj, për kur jeni në kontakt me të, tregohuni me më shumë vetëbesim.

7. Mos u bëni vajzë ‘e lehtë’
Kjo është njëra nga këshillat më të vjetra të këtij lloji, megjithatë është edhe njëra nga më të mirat që mund t’i dëgjoni ndonjëherë. Mos u shfaqni si një vajzë që është lehtë të zihet. Thjesht, mos jini në dispozicion të tij sa herë që ai dëshiron të shkruajë apo të flasë me ju. Nganjëherë duhet t’i thoni ‘jo’, në mënyrë që ai ta kuptojë se do të duhet të punojë për t’jua fituar zemrën. 
Sigal