Arrestohet në Spanjë ortaku i Veliaj te pastrimi i plehrave, ‘Shefi i shefave’ të ‘Ndraghetës’

391
Sigal

Sipas dosjes së drejtësisë italiane, që publikoi përgjimet për “Ndraghet’a”, rezulton se Maurizio Alfeo, përfaqësuesi italian që ka nënshkruar kontatën e “ECO Tirana” me Erjon Veliajn; është kunat i bosit mafioz Domenico Paviglianiti, i prangosur ditën e enjte, i cili prej muajit janar 2019 fshihej në Madrid e Barcelonë, ku Lali Eri e Arbjan Mazniku, shkonin shpesh për gjoja “Promovimin e Tiranës” me milionat e Çim Fushës.

Ky koncesion është me afat 84 vite, ose deri më 31 dhjetor 2100/ Kryebashkiaku Erjon Veliaj, është përfaqësuesi ligjor që më 14 shtator 2016, ka firmosur kontratën me eksponentët e grupit mafioz Veronez, ndërsa administrator është Arbjan Mazniku; por skandali qëndron në faktin se gjatë 5 viteve ortakët e “Ndrahghet’a” kanë marrë 19 milionë Euro pagesa, ose 100% të fondit të pastrimit për qendrën e Tiranës, ndërkohë që Bashkia është ortake me 51% dhe nuk duhej t’ia jepte.

Ditën enjte, policia e Spanjës ka arrestuar 60-vjeçarin e grupit mafioz “Ndraghet’a”, personi më i kërkuar nga drejtësia italiane, si “truri” dhe drejtuesi i grupeve kriminale të trafikut të drogës, monopoleve ekonomike, pastrimit të parave, vrasjeve etj.

Ky është një ndër 3 bosët kryesorë të “Familjes Ndranghet’a”, me qendër në Verona, San Lorenzo, Bagaladi e Condofuri e krejt Lombardinë, ku përveç aktivitetit të drogës me burim nga Afrika e Jugut, ka dhe bizneset e pastrimit të plehrave në disa shtete të Ballkanit.

Ky bos i “Ndraghet’a”, është i njohur dhe si ideator e negociator, për koncesionin e ndarjes se mbetjeve të zonës Qendra e Tiranës; dhënë nga Erjon Veliaj, si shërbim ortakërie të Bashkisë me grupin mafioz, duke krijuar kompaninë e përbashkët “ECO Tirana Sh.A”.

Firma “ECO Tirana” u krijua më 14 shtator 2016, pas vizitës që Erjon Veliaj bëri në Verona, ku u takua me bosët e “Ndraghet’a”, nëpërmjet kryebashkiakut Flavio Tosi; i cili më 4 qershor 2020 u prangos si pjesë e këtij grupi mafioz, me akuzë për dhënie tenderësh e koncesionesh në plehra, troje, ndërtime e punë publike.

Sipas kontratës, “ECO Tirana” është PPP me afat deri në vitin 2100, ku Bashkia e Tiranës është ortake në masën 51% me grupin “Ndraghet’a”, i cili ka 49% aksione; ndërsa drejtor dhe administrator është Arbjan Mazniku, me anëtarë bordi 2 drejtorë të Bashkisë e 3 italianë pjesë e grupit mafioz.

Kontrata koncesionare “ECO Tirana”, është firmosur nga Erjon Veliaj si Kryetar Bashkie i Tiranës dhe nga Maurizio Alfeo, Drejtor i Përgjithshëm e ortak i firmës së plehrave “AMIA-Verona S.p.a.”, që është kompani “mëmë” e grupit “Ndraghet’a”.

Ja 3 prova, që detyrojnë SPAK-un të hetojë dhe çojë para gjykatës, këtë pazar plehrash, të lidhur mes Erjon Veliajt dhe bosëve të grupit mafioz “Ndraghet’a”:

Kontrata e “ECO-Tirana”, është me afat 84 vite dhe përfundon më 31 dhjetor 2100, kur ligji lejen vetëm afate 1 vjeçare.

Bashkia e Tiranës, nga muaji tetor 2016 e deri sot, i ka paguar firmës “ECO Tirana” 21 milionë Euro, kur Bashkia, si ortake në masën 51%, duhej të paguante vetëm 10.7 milionë Euro, ndërkohë që ortaku italian nuk paguan asnjë taksë, mbasi është regjistruar si OJF mjedisore.

Koncesioni “ECO-Tirana”, me aktivitet vetëm për ndarjen e mbetjeve në qendër të Tiranës; është mbi-vendosje fiktive me 5 kontratat e tjera të pastrimit me vlerë 21milionë Euro; të cilat prej 6 vitesh, Lali Eri ua jep pa garë vetëm Shkëlqim Fushës, Sadri Abazit e firmës “Korsel” me pronar Maksim Fejzulla.

Sipas dosjes së drejtësisë italiane, që publikoi përgjimet për “Ndraghet’a”, rezulton se Maurizio Alfeo, përfaqësuesi italian që ka nënshkruar kontatën e “ECO Tirana” me Erjon Veliajn; është kunat i bosit mafioz Domenico Paviglianiti, i prangosur ditën e enjte, i cili prej muajit janar 2019 fshihej në Madrid e Barcelonë, ku Lali Eri e Arbjan Mazniku, shkonin shpesh për gjoja “Promovimin e Tiranës” me milionat e Çim Fushës.

Image