Arrestohet në Qafë Thanë turku i dënuar me 19 vite burg

165
Sigal

Një 45-vjeçar turk është arrestuar ditën e sotme në Qafë Thanë, teksa tentonte të kalonte kufirin. Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 45-vjeçarin Zuhtu Akkaya.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Turqisë pasi rezulton i dënuar me 19 vite burgim nga Gjykata e Lartë Kriminale e Izmirit.

Akkaya është dënuar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

45-vjeçari pritet që të ekstradohet drejt Turqisë.