Arrestohet në flagrancë një punonjës policie, çfarë iu zbulua pas denoncimit të biznesmenit

396
Sigal

Një punonjës i policisë private është arrestuar në flagrancë pas denoncimit të një biznesmeni në Tiranë, i cili kishte gjetur në dyqanin e tij gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer.

Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., “se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer”, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.

Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.

Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”.