Në këto zona do të ketë shërbim transporti publik në Tiranë

673
Sigal

Bashkia Tiranë, me anë të një njoftimi, ka bërë të ditur se në cila zona të kryeqytetit do të ketë shërbim të transportit publik qytetas.

Zonat ku do të ketë transport publik janë Sheshi Shqiponja, Kryqëzimi rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Lord Bajron”, Sheshi “Karl Topia” dhe stacioni pas Muzeut Kombëtar.

Këto linja do të funksionojnë për gjithë kohëzgjatjen e periudhës së krizës të shkaktuar nga koronavirusi.

Operatorët që do ta ofrojnë këtë shërbim, do të duhet të marrin masa për pajisjen e stafit të tyre me mjete mbrojtëse, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre.

Njoftimi:

6) Sheshi Shqiponja 7) Kryqëzimi rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Lord Bajron” 8) Sheshi “Karl Topia” 9) Stacioni pas Muzeut Kombëtar

Shërbimi i transportit publik qytetas për këto linja do të ofrohet për gjithë kohëzgjatjen e periudhës së shkaktuar nga infeksioni Covid-19 dhe derisa funksionimi normal i transportit publik do të qëndrojë i pezulluar.

Sipas urdhrit të Bashkisë së Tiranës, operatorët që do të ofrojnë këtë shërbim, do të duhet të marrin masa për pajisjen e stafit të tyre me mjete mbrojtëse, me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.