Tre te prekurit nga virusi corona, ndryshuan jetën e Korçës

888
Sigal

Edhe dy raste të tjera, nënë e bijë, të dyshuara me koronavirus

Nga Vepror Hasani per “Telegraf”

 E hëna ishte një ditë shembullore për banorët e qytetit të Korçës. Shumëkush doli nga shtëpia për të përmbushur nevojat e familjes për ushqim, barna apo kryerje pagesash, ku secili mbante radhën e vet dhe  distancën nga njeri-tjetri. E hëna për Korçën ishte një ditë ndryshe. Duket se këtë kthesë rënjësore e sollën tre të prekurit nga virusi korona; një i ri 31-vjeçar dhe dy të moshuar (bashkëshortë), njëri 75 vjeç dhe tjetri 76 vjeç, të cilët tashmë gjendejn në spitalin infektiv të Tiranës, pasi besohej shumë që Korça do të mbetej e paprekur nga virusi i padukshëm, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Atë që nuk mundën ta bënin me efketivitet institucionet dhe ligjëratat e shpeshta për këtë qëllim, e kreu mbërritja e koronavirusit edhe në qytetin e juglindor; qytetarët u vetëndërgjegjësuan. Ishte një reflektim i shpejtë nga ana e tyre. Edhe reagimi i Bashkisë së Korçës qe i menjëhershëm, fill pas konstatiimit të tre rastve të prekura nga virisi corona, u bë dezinfektimi i zonave ku banojnë dy të bashkëshortët, madje duke përfshirë gjithë lagjen dhe rrugët eqytetit. Dezinfektimi qe masiv. Te zona  ku banon 31-vjeçari, dezinfektimi ishte kryer disa ditë më parë.  Të gjendur në këto rrethana, qytetërët u trefuan më të vetëdijshëm  për mbrojtjen e jetës së tyre. As policisë nuk iu desh shumë punë, pasi gjithçka ndodhi në normalutet  të plotë.

Normalitet gjatë përgjatë 8 orëve

Gjithçka kaloi në normalitet të plotë: banorë të qytetit të Korçës u panë në rrugë që nga ora 5.00 e mëngjesit, po kështu edhe punonjësit e administratës, mjetet e transportit të produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe prodhimeve  blegtorale etj për furnizimin e marketeve, minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore. Gjithkush prej qytetrve synoi për t’i mbaruar punët e veta brenda orarit të përcaktuar dhe po kaq shpejt të kthehej në shtëpi për të mos u bërë viktimë e virusit korona. Madje në orën 13.00 nuk u pa asnjë qytetar në rrugë përveç punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, etj,  she personat që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë. Pas orës 13.00 ra përsëri heshtja në rrugë, lagje, sheshe e lulishte, ku mbetën në punë vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale. Megjithatë duhet thënë gjithashtu se në këtë normalitet ndihmoj edhe koha me reshje të imta bore që nuk pushoi përgjatë gjithë kohës që nga mëngjesi e përtej orës 13.00, ku askush nuk mund të shëtiste, të kërkonte një stol për t’u ulur, të merrte diell apo të ngjitej në kodrat e qytetit për piknik. Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim që tri rastet me koronavirus ndryshuan jetën e qytetarëve, që deri tre ditë më parë kishin një sjellje krejt tjetër.

 

Edhe dy raste te tjera, nënë e bijë me koronavirus

Dhe jo vetëm kaq, qyteti i Korçës u gdhi edhe më një lajm tjetër të keq. Aktualisht dyshohet edhe për dy persona të tjerë të prekur nga virusi corona. Nga burimet tona mësojmë se dy të dyshuarit janë nënë e bijë, të cilët kanë patur udhëtime në shtetin grek. Aktualisht dy të dyshuarat ndodhen të vetëkarantinuara, deri në daljen e analizave. Edhe këto dy raste shqetësuan jo pak jetën e banorëve të qytetit të Korçës, pasi po kuptohet se virusi mundtë shfaqet papritur edhe atje ku nuk e prêt; gjithkush duhet të kujdeset për jetën e vet e të të tjerëve, e kundërta rrezikon