Orgji në mes të karantinës, arrestohen tetë persona

357
Sigal

Teksa e gjithë Spanja është vendosur në izolim për shkak të shpëndarjes së koronavirusit, në Barcelonë ka nga ata që kanë shkelur rregullat duke organizuar një orgji.

Takimi është bërë në mes të qendrës me rreth 30 të ftuar, me kokainë drogë dhe ekstazi.

Por ndryshe nga qëllimet e pjesëmarrësve, ky organizim nuk ka pasur fund të mirë. Policia, pasi ka marrë disa sinjale, ka bërë një kontroll në apartament dhe ka arrestuar tetë persona.

Ai që ka bërë denoncimin ka qenë një i ftuar i cili tregon për të përditshmen “El Pais”, që ishte i shqetësuar për normat e munguara të sigurisë në lidhje me infektimin. Agjentët e policisë kanë kapur në flagrancë tetë persona. Pas kontrolleve ndër të tjera policia i ka kërkuar t’i nënshtrohen testeve për koronavirus.