Meta në krah të Berishës më 6 dhjetor: Do të marrim pjesë në protestë

71
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar se më 6 dhjetor do të jetë në krah të aleatit të tij më të madh, Sali Berishës i cili ka thirrur një protestë ditën kur në Tiranë zbarkojnë liderët e Europës në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një prononcimi për mediat, Meta e cilësoi Dhjetorin si muajin e demokracisë që do t’i jepet fund instalimit të mafies në pushtet.

“Ju e dini që nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit dhe i lirisë dhe ju e dini se dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët patriotë e të ndershëm është muaji i demokracisë dhe Europës dhe pa diskutim në 6 dhjetor do të jemi të gjithë sepse do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa! T’i japim fund instalimit të mafias në pushtet, dhe askush të mos e frenojë më aspiratën për në BE siç kanë bërë vitet e fundit. Jemi shumë mirënjohës ndaj BE-së që pavarësisht mungesës së vullnetit të qeverisë aktuale për të aspiruar mori një vendim të fundit duke vendosur në plan të parë në Ballkanin Perëndimor Shqipërinë, duke zhvilluar samitin në Tiranë”, tha Meta.