Arrestohet grabitësi, kreu katër vjedhje brenda muajit

365
Sigal

Policia e Devollit ka arrestuar një 42 vjeçar, pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer katër vjedhje në qytetin e Bilishtit.
Shtetasi K.A banues në fshatin Bitinckë të Devollit ka rënë në prangat e Policisë,

‘’Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore dhe verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i katër vjedhjeve të kryera në muajt janar, gusht dhe dhjetor 2019, si edhe në mars 2020, ku konkretisht në një fabrikë dhe në banesat e dy shtetasve janë vjedhur vegla pune, materiale ndërtimi, orendi shtëpiake dhe pajisje elektroshtëpiake’’, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale 42 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e sendeve dhe mjeteve të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.