Dosja e aferave/ Përfundon në SPAK kryetarja e Bashkisë Dimal, i dha pronën e të moshuarve oligarkut për të ndërtuar resort

259
Sigal

 

Një skandal i vërtetë është vërtetuar nga Gjykata e Beratit mbi kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj. Ajo humbi çështjen gjyqësore pas 2 vitesh luftë me Petrit Bahon, i cili e paditi për shkatërrim prone me dokumenta të rregullta ia gllabëroi kryebashkiakja për t’ia dhënë një biznesmeni për të ndërtuar resort dhe klinikë mjekësore.

SPAK pritet të hetojë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, kryetaren e bashkisë së Dimalit, Juliana Memajn. Kjo e fundit dy vjet më parë urdhëroi shkatërrimin e pronës së qytetarit Kujtim Baho, pavarësisht se ky shtetas dispononte dokumentacionin e rregullt mbi pronësinë e tokës. Këtë gjë e ka vërtetuar dhe gjykata e Beratit, e cila i ka dhënë të drejtë qytetarit Kujtim Baho, duke i kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për kryebashkiaken Juljana Memaj.

Një skandal i vërtetë është vërtetuar nga Gjykata e Beratit mbi kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj.Ajo humbi çështjen gjyqësore pas 2 vitesh luftë me Petrit Bahon, i cili e paditi për shkatërrim prone. Baho dhe bashkëshortja e tij shprehen se pronën e tyre me dokumenta të rregullta ia gllabëroi kryebashkiakja për t’ia dhënë një biznesmeni për të ndërtuar resort dhe klinikë mjekësore. Ata e denoncuan Memajn për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim. Gjykata ka provuar se krybashkiakja rilindase ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar për përfitime personale biznesmenin. Memaj ka përfunduar në SPAK si subjekt nën hetim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Tashmë bashkisë i takon të prishë me shpenzimet e saj resortin e biznesmenit mbi pronën e Bahos. Por, pavarësisht dokumenteve, fadromat e bashkisë e shembën pronën e Kujtim Bahos, për të favorizuar ndërtimin e një tjetër objekti, i cili u ndërtua nga djali i xhaxhait të Kujtimit, Ramandan Baho. Gjykata e Beratit ka gjetur në shkelje veprimet e bashkisë Dimal, pasi sipas vendimit të argumentuar të gjykatës, prona e shembur nga Inspektorati Vendor i Territorit, është me dokumentacion të rregullt dhe i përket shtetasit Kujtim Baho. Për këtë arsye, gjykata e Beratit i ka dhënë të drejtë pronarëve të ligjshëm të tokës, Kujtim dhe Burbuqe Baho, duke urdhëruar bashkinë e Dimalit që të rikthejë në gjendjen e mëparshme pronën që u shembi dy vjet më parë çiftit Baho. Gjithashtu gjykata e Beratit ka referuar vendimin e saj në Prokurori, ku kërkon hetim të kryebashkikes Juljana Mema dhe vartësve të saj, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet. Ndërkohë, të gëzuar për vendimin e gjykatës, çifti Kujtim dhe Burbuqe Baho shprehen se kjo është çështja e dytë që SPAK do të hetojë ndaj kryebashkiakes, ndërkohë që ngrenë dyshime se Juliana Mema ka punësuar në administratë persona me precedentë penalë, të cilët jo pak herë i kanë kërcënuar dy pronarët e tokës. Tashmë është në dorën e SPAK të hetojë shkeljet e kryebashkiakes së Dimalit, e cila me dy vartësit e saj, i shkatërroi pronën një qytetari, duke mos marrë në konsideratë asnjë dokument që vërtetonte se prona i përkiste shtetasit Kujtim Baho.