Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 13.07.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ja temat dhe diskutimet e rendit të ditës:
Datë 13.07.2021
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtares Esmeralda Xhili (Çeka)”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares Esmeralda Xhili (Çeka), për vitin 2019”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Genti Dokollari dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Vlorë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimin nr. 545, datë 05.11.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidatit për këshilltar ligjor {…}”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa vendim përfundimtar të procedurës se verifikimit të pasurisë dhe figurës për {…}”.
6.Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës se verifikimit të pasurisë dhe figurës për {…}”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 396, datë 07.10.2020, për kandidaten znj. Luveda Dardha”.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së {…} në pozicionin e kancelares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {…}”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në gjykatën e lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative të shpallur me vendimin nr. 245 datë 09.07.2020, për kandidaten znj. Arbena Ahmeti”.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 87, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Atalanta Zeqiraj”.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Atalanta Zeqiraj, për në Gjykatën e Shkallës së Parë KKKO”




















