Dy të arrestuar dhe katër të proceduar në Durrës, policia: Ja për çfarë akuzohen

327
Sigal

Katër persona janë proceduar penalisht në Durrës për Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Sipas bluve këta persona u kapën duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krīmit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krīmit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

-A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

-J. H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.