Raporti i BSH: Një në tre familje shqiptare jetojnë me borxhe

127
Sigal

 

Edhe Barometri i Ballkanit tregonte se 59 % e qytetarëve sinjalizonin se Shqipëria ka  situatën më të vështirë ekonomike në rajon. Shqetësimi i madh, varfëria dhe papunësia

Varfëria dhe uria nuk po u ndahet shqiptarëve në këto 100 vite. Skamje në regjimin e Zogut, mbetëm shtet feudalo- borgjez, kur Evropa kishte kaluar në kapitalizëm. Por skamja vazhdoi dhe në Diktaturë dhe tashmë në të ashtuquajturën demokraci të Rilindjes. Më pak se 1/3 e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe. Ky është konkluzioni i një raportimi të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë.Vrojtimi i realizuar gjatë periudhës Janar-Qershor 20220 iu drejtua gjithsej 2,496 familjeve, nga të cilat 91% (ose 2,261 familje) kanë plotësuar pyetësorin, ndërsa pjesa tjetër, pra më pak se 10%, nuk u gjetën ose refuzuan të merrnin pjesë në vrojtim. Të dhënat treguan se aktivet reale – kryesisht vendbanimi kryesor i familjes – përbëjnë komponentin më të rëndësishëm të pasurisë së familjeve, ndërsa aktivet financiare (depozitat, llogaritë e kursimit, fondet e pensionit, letrat me vlerë) përbëjnë rreth 10% të totalit të pasurisë së familjeve.“Vërehet se më pak se 1/3 e familjeve kanë një detyrim financiar (kredi konsumatore, kredi hipotekare, kartë krediti, overdraft, borxh ndaj të tjerëve, kontratë qiraje financiare etj.)”, thuhet në raport. Në terma të të ardhurave, ka diferenca të rëndësishme midis nivelit më të ulët dhe më të lartë të të ardhurave. Shpenzimet për konsum përbëjnë mesatarisht 67% të totalit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërsa norma e kursimit ndaj të ardhurave është mesatarisht në normën 33%.Shpërndarja në bazë të karakteristikave socio-demografike të familjeve dhe të personit të referencës, tregon për nivel të konsiderueshëm të heterogjenitetit midis familjeve.

“Familjet shqiptare të cënueshme”

Vëzhgimi i Bankës Qendrore flet për një gjendje jo të mirë të ekonomisë së familjeve shqiptare.“Kriza e fundit financiare globale dhe kriza pandemike e shkaktuar nga COVID-19 risollën edhe një herë në vëmendje sa të cenueshme janë familjet, jo vetëm si rezultat i rritjes së borxhit, por edhe si rezultat i faktorëve të tjerë që rezultojnë nga niveli i ulët i të ardhurave dhe pasurisë, detyrimet e prapambetura në pagesën e faturave të shërbimeve, vështirësitë në blerjen e ushqimit apo pagesën e qirasë, mungesën e jastëkëve financiarë, niveli i ulët i kulturës financiare etj”, thuhet po ashtu në raport.