Vendimi i fundit i qeverisë/ Ditën e dielë askush nuk do të dalë nga shtëpia

651
Sigal

Qeveria ka rritur masat pasi të pabindurit janë shtuar. Ditën e shtunë do të jesh i lirë për të lëvizur vetëm nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Kjo fashë do të jetë edhe për shitjen e ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Nga nesër në orën 13:00 gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë.

Ditën e dielë nuk do të ketë asnjë orar të lirë për të dalë nga shtëpia.

Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike.