Arrestimi i Fullanit dhe guvernatori i ri i BSH, Arvizu takim me Metën

531
Sigal

TIRANE – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ndodhet në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku mësohet se po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Deri më tani, zyrtarisht nuk dihen ende se cilat janë arsyet e takimit të diplomatit amerikan me Metën, ndërsa mendohet se temë kryesore të jetë situata në Bankën e Shqipërisë. Po ashtu gjatë këtij takimi mes tyre pritet të diskutohet edhe çështja e emrit të ri të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Takimi mes tyre, vjen në një kohë kur ish-guvernatori Ardian Fullani ka mbërritur në Gjykatën e Apelit dhe pritet të njihet me masën ndaj tij, i akuzuar për shpërdorim detyre. Gjithashtu Fullani është shkarkuar unanimisht nga Komisioni i Ekonomisë, ndëra këtë të enjte pritet edhe shkarkimi i tij nga ana e Kuvendit.