Fullani në Gjykatën e Apelit Nga prangat… kërkon lirinë

524
Sigal

TIRANE – Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, inspektorja e përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi dhe 4 inventarizues të parave në thesarin e shtetit në Linzë, dalin sot para Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Alaudin Malaj, për të kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë të “arrestit me burg”.

Fullani ka mberritur në Gjykaten e Apelit rreth ores 12:00. Ai eshte sjelle nga qelia e paraburgimit ne burgun 302 me furgonin e policise, dhe ka dale prej tij i prangosur duke u shoqeruar nga efektivet drejt ambjenteve te gjykates ku do te zhvillohet seanca ndaj tij. Apeli pritet te caktoje nese ish-Guvernatori do te qendroje ne burg apo do te lere qeline e paraburgimit 302. Sakaq, rreth orës 10:45 në ambientet e Apelit është paraqitur kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja, të vënë nën hetim për shpërdorim detyre në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.

Seancat e shqyrtimit të kërkesës së tyre për të ndryshuar masën e sigurisë së “arrestit me burg” zhvillohen me dyer të mbyllura dhe të veçanta për secilin nga të pandehurit.

Gjykata e Apelit  vlerësoi fillimisht kërkesën e Ilir Dedjes, ku u vendos te mbaje ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare te mases se sigurise “arrest shtepie” dhe te rrezoje kerkesen e Prokurorise per te vendosur ndaj tij “arrest me burg”. Më pas ka nisur seanca ndaj inspektores Golemi, ndërsa seanca ndaj Fullani do të zhvillohet e katërta. Avokati i Fullanit, Maks Haxhia e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, duke apeluar vendimin e Shkallës së Parë të arrestit me burg, dhënë në mungesë ndaj ish-guvernatorit.

​Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ish-guvernatori Fullani ndodhet në qelitë e paraburgimit 302 për akuzën e “shpërdorimit të detyrës.

Gjykata “rrëzon” Prokurorinë për Ilir Dedjen, e lë në “arrest shtëpie” 
Ora 12:25 Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj anëtarit të komisionit të Inventarizimit të parave në thesarin e shtetit në Linzë, Ilir Dedja. Shkalla e parë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte Prokuroria që kërkoi masë më të fortë ndaj tij, atë të “arrestit me burg”. Por kërkesa e organit të akuzës është rrëzuar dhe trupa gjykuese vendosi të lë të njëjtën masë ndaj Dedjes. 

6 të pandehurit që rivlerësohen në Apel
1. Ilir Dedja: Gjykata ka vendosur “arrest shtepie”, Prokurori Nezik Gjoka kerkon “arrest me burg”. Avokati Vladimir Mece kerkon lriine
2. Elivar Golemi: Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, mbrojtja kerkon lirine
3. Bahri Allushi
4. Ardian Fullani: Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, avokati Maks Haxhia kerkon lirine
5. Fatbardha Gurthi
6. Gentjan Jahja

Kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja mbërrijnë në Gjykatë
Ora 10:45 Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, për të cilën Komisioni parlamentar i Ekonomisë po shqyrton shkarkimin e saj, është paraqitur e para në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashke me inventarizuesin Ilir Dedja. Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj saj masës e sigurisë “arrest me burg” bazuar në 4 shkelje të konstatuara në detyrën e saj. Sipas organit të akuzës, Golemi nuk ka kryer auditet në këtë institucion.

Të pandehurit kërkojnë lirinë, ankimuan “arrestin me burg”
4 nga të pandehurit kanë kërkuar ndryshimin e arrestit me burg dhënë ndaj tyre, ndërsa dy animimet e tjera janë dhënë nga Prokuroria. Organi i akuzës kërkon që për dy inventarizues që është vendosur “arrest shtëpië” të ketë masë më të fortë, atë të “arrestit me burg”.

Fullani para Alaudin Malajt, shorti urgjend shmangu Gjin Gjonin
Fullani do të jetë përpara trupës gjykuese të përbërë nga Alaudin Malaj Relator, anëtar Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.  Përbërja e trupit gjykues të çështjes “Fullani” erdhi pas një shorti urgjent të organizuar nga Gjykata e Apelit, pas lajmit të dhënë nga media se në bazë të kalendarit të masave, kjo çështje duhet të gjykohej nga Gjin Gjoni, i cili akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e 2 milionë eurove. 

Fullani u shkarkua nga Komisioni i Ekonomisë, të enjten në Kuvend
Ish-guvernatori Fullani u shkarkua të enjten e kaluar nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ndërsa në seancën e radhës parlamentare të kësaj të enjteje (18 shtator) shkarkimi i tij pritet të jetë në rendin e ditës dhe të aprovohet edhe në Kuvend.