Ambasada e Greqisë: Nuk kemi penguar daljen nga Greqia të shqiptarëve

481
Sigal

Ambasada greke në Tiranë ka hedhur poshtë faktin se në doganat greke po gjobiten shqiptarë të cilët duan të rikthehen në Shqipëri dhe kanë shkelur leje- qëndrimet.

Sipas njoftimit zyrtar të ambasadës nuk janë penguar në asnjë rast shqiptarët të dalin nga Greqia për t’u rikthyer në Shqipëri si dhe në janë dekretuar amendime të posaçme që lidhur me situatën e koronavirusit shtetasve të huaj t’u zgjatet leja e qëndrimit, në rastin e shqiptarëve ajo 3- mujore e parashikuar si vend i zonës Schengen.

NJOFTIM I AMBASADËS GREKE

Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej  mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë  shqiptarë ,të cilët dëshirojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave  kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime  të posaçme  që  parashikojnë  zgjatje të lejeve të qëndrimit  që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi  masat e jashtëzakonshme.