Amb.Gjermane përgënjeshtron deklaratat e disa prej azilkërkuesve të kthyer

487
Sigal

Amb.Gjermane: Pretendim i rremë deklarata se disa nuk e dinin se po dëboheshin

“Ditët e fundit në mediat shqiptare është njoftuar, se si disa azilkërkues shqiptarë të rikthyer kanë pretenduar pas kthimit të tyre në aeroportin e Rinasit, se autoritetet kompetente gjermane nuk i kishin informuar përpara fluturimit të kthimit se ishin duke i kthyer në Shqipëri, por u kishin thënë se po i zhvendosnin drejt një qendre tjetër në Gjermani.
Ky është një pretendim i rremë. Personat, që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve. Dega lokale e Zyrës Gjermane për të Huajt është e pranishme përgjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjet pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar, gjithashtu me mbështetjen e përkthyesve. Ne këtë mënyrë azilkërkuesit subjekt i rikthimit apo i dëbimit informohen në mënyrë plotësisht të mjaftueshme rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta.”