Ministrja Balluku dështon në shitjen e 118 tonë karburant, Albpetrol ndërpret punën

485
Sigal

Albpetrol ka ndërprerë punën për shkak të mungesës së kapaciteteve mbajtëse të depozitave. Ky duket se është dështimi i radhës i Ministres Balluku, e cila nuk arriti të menaxhonte shitjen e 118 tonë karburant.

Nën drejtimin e Belinda Ballukut, Ministria e Financave ka arritur të ndalë dhe nxjerrjen e karburantit në Shqipëri.

Tashmë në sektorin e arit të zi nuk kemi më vetëm protesta nga punonjësit e kompanive private që nuk marrin rrogën, por dhe paralizim të Albpetrol.

Deklaratën për ndërprerjen e punës, Balluku e ka dhënë në parlament.

Balluku: E gjendur në një situatë shumë të vështirë, pasi në këto momente brandi i naftës ka arritur çmimin më të ulët, shpeshherë negativë historik. Ne kemi qënë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushuara, puset tona të mos jenë më operative.

Për të gjithë punonjësit e Albpetrolit që janë shprehur të shqetësuar, pezullimi është për një përiudhë deri në nxjerrjen e një vendim të dytë, në përputhje me normalizimin e situatës, procesi i risktrukturimit që kemi nisur prej disa muajsh.

Pak ditë më parë Ministria bëri të ditur anulimin e tenderit për shitjen e 118 mijë tonë karburant.

Por nuk ka asnjë shpjegim përse depozitat u lanë në situatën kur të mos kishte më kapacitet mbajtës.

Shkak për anulimin u bë çmimi i ulët në bursë dhe mungesa e kërkesës.