Po ndërtonte një “beach bar” pa leje, policia arreston 55-vjeçarin në Velipojë

183
Sigal

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë. Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar pronarin e një objekti, pasi është kapur duke ndërtuar një beach bar pa leje.

“Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

S.H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një “beach bar” me konstrukt druri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.