Situata nga Covid 19, Shehu: Situata është e rëndë, po shkon drejt rënies së lirë

100

I ftuar në një studio televizive mjeku Tritan Shehu u shpreh situata e Covid-19 në vend është shumë e rëndë dhe po shkohet drejt një rënie të lirë.

Shehu: Jemi në një situatë shumë të vështirë. Po shkojmë drejt pikës së rënies së lirë dhe daljes jashtë kontrollit. Situata e sotme është shumë më e rrezikshme se sa në shkurt dhe në mars. Nuk parashikohen gjëra të mira meqë shumë shpejt do të futemi në stinën e vjeshtës dhe dimrit, ku njerëzit futen në ambiente të mbyllura.

Situata sot është më e rëndë se sa në kohën e mbylljes në mars. Numri i rasteve të reja është më i lartë, po ashtu edhe ai i të vdekurve dhe të shtruarve në spitale. Është shtuar edhe fakti që është infektuar personale mjekësor.