Durrës/ Aksident i katërfishtë, plagosen disa persona, dyshohet për viktima

358
Sigal

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të plagosur ndërsa dyshohet edhe për viktima. Identitetet e të plagosurve ende nuk bëhen me dije, ndërsa thuhet se janë transportuar me automjete të rastit nga qytetarët drejt spitalit të Durrësit. Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar. Burime bëjnë me dije se Policia nuk ka shkuar ende në vendngjarje, ndërsa raportohet se trafiku është rënduar për shkak të bllokimit të rrugës