Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen dy makina, 4 persona të lënduar

Sot rreth orës 14:30, në rrugën Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me një “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.

NOA

Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.